Afron Tirana-Partizani, Kukësi pret Laçin

Derbi numër 168-të troket teksa të mërkurën në ‘Air Albania Stadium’, Tirana- Partizani për herë të dytë gjatë këtij edicioni përballë njëra-tjetërs.

Me katër fitore dhe dy barazime të Tiranës në gjashtë duelet e fundit mes skuadrave kryeqytetase, kjo ndeshje për javën e 15-të pritet të ndizet edhe më shumë pasi në tabelë, ekipi i teknikut Xhovani Kolela kryeson me 26 pikë. Një më shumë se bardheblutë e Orges Shehit.

Te Tirana kontigjenti duket i plotë pasi veç Toshevskit me probleme të mbartura fizike, mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë Behiratçe duket se do të rekuperojë deri të mërkurën. Megjithatë alternativa Lulaj duket gati.

Në kampin e kuq, situata mbetet pozitive. Ka rekuepruar Hoti por dhe Hadroj ndërsa në pikëpyetje gjëndët Matondo. Mungesë e sigurtë ajo e Viktor Da Silvës, me brazilianin që vijon të ushtrohet veçmas.

Ndërkaq kjo javë e 15-të do të nisë me takimin Kukësi- Laçi. Në “Kukës Arena” pritet një tjetër ndeshje emocionuese pasi si Kukësi ashtu dhe Laçi e kanë domosdoshmëri fitoren. Sidomos skuadra vendase me Rrahman Hallaçin e rikthyer në timon. Në mënyrë surprizë verilindorët janë në fund të renditjes me 12 pikë.

Te bardhezinjtë sot pritet të bashkohet me ish skuadrën sulmuesi nga Mali, Saliu Guindo ndërsa pas aventurës së shkurtër me Dibba Al Fujairah në Emiratet e Bashkuara Arabe do ingranohet gjatë janarit me klubin kurbinas.

Ndeshjet e tjera të kësaj jave do të zhvillohen të enjten.

Abissnet Superiore, Java e 15:

E mërkurë:

Kukësi-Laçi 13:00

Tirana- Partizani 20:00 (në ‘Air Albania’)

E enjte:

Erzeni- Bylis 13:00 (në ‘Niko Dovana’)

Kastrioti- Egnatia 13:00 (në Kamëz)

Vllaznia- Teuta 15:45 /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!