Teuta mund Tiranën dhe lë fundin…
Abissnet Superiore, Java 14:
Teuta – Tirana 1-0 (Albion Marku 65′)
Teuta – Tirana luajtur në ‘Niko Dovana’ ishte sfida e fundit e cila mbylli xhiron e 14-të të Abissnet Superiore. Durrsakët me Edi Martinin e rikthyer duket se kanë gjetur çelësin e rezultateve pozitive dhe sot ia dolën të merrnin triumfin e dytë radhazi përballë kampionëve në fuqi.
Sfidë thuajse e balancuar por janë durrsakët ata që tregohen më konkretë para portës së Bekajt. Fillimisht vendasit shënojnë në pjesën e parë me Beqjan por VAR pas rishikimit e anulon golin për faull në sulm.
Tjetër gol në të dytën nga Teuta teksa ai shënohet falë Albion Markut në të 65′-ën minutë të sfidës. Ishte ky episodi që vendosi dhe fatet e këtij takimi që përfundoi me 3 pikë në favor të “Djemve të Detit”.
Kështu, Tirana do të shkojë në derbi me këtë humbje përballë një Partizani që ka avantazhin e fitores ndaj Kukësit. Ndërsa nga Teuta po vijnë sinjale pozitive me skuadrën durrsake që tashmë ka lënë vendin e fundit duke shkuar në kuotën e 14 pikëve./S.Gjidiaj Sportiim.al/
Klasifikimi pas javës së 14-të: