Vllaznia thyhet nga Çelsi

Champions League Femra, Grupi A:
Vllaznia – Çelsi 0-4

Vllaznia e femrave ka zhvilluar sot një tjetër ndeshje të vlefshme për Grupin A të Champions League. Shkodranet u mposhtën në shifrat 0-4 nga anglezet në “Loro Boriçi”.

Dy gola në fraksionin e parë e dy në të dytin, i fundit me penallti, rezultuan në humbjen e pestë të kuqebluve në këtë kompeticion teksa ende nuk kanë shënuar një gol (0-23).

Në grupin ku Vllaznia bën pjesë, kryeson Çelsi me 13 pikë, ndjek PSG me 7, teksa Reali i Madridit renditet i treti me 5 pikë. Vajzat e Vllaznisë ndodhen të fundit me asnjë pikë teksa kanë dhe një ndeshje për të luajtur ndaj Real Madrid./S.Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!