Champions femra, Vllaznia bie sërish

Champions League Femra, Grupi A:
Vllaznia – PSG 0-4

Vllaznia e femrave ka vijuar ditën e sotme aventurën e saj në grupet e Champions League me ndeshjen ndaj PSG-së.

Kuqeblutë u mposhtën në “Loro Boriçi” me rezultatin 0-4. 2 gola të pësuar në pjesën e parë dhe 2 në të dytën i shkaktuan Vllaznisë humbjen e katërt në Grupin A ku renditet së bashku me Realin e Madridit, Çelsin dhe PSG-në.

Ndërkohë situata e pikëve në këtë grup është e tillë: Çelsi udhëheq me 9 pikë, PSG mban vendin e dytë me 7 të tilla, ndërsa Reali ndodhet në kuotën e 4 pikëve në vendin e tretë. Vllaznia mbyll tabelën e klasifikimit me asnjë pikë.

Në mbrëmje luhet dhe takimi tjetër i këtij grupi mes Realit dhe Çelsit ndërsa për vajzat shkodrane prova e radhës do të jetë ndaj Çelsit në “Loro Boriçi” më 16 dhjetor ora 18:45./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!