Vllaznia mundet nga Reali, Doçi lë ‘shenjë’

Champions League Femra:
Real Madrid – Vllaznia 5-1
Vllaznia e femrave ka mbyllur ditën e sotme aventurën e saj historike në grupet e Champions League. Vajzat shkodrane u mposhtën 5-1 nga Reali i Madridit në Spanjë.
Në fakt, në ‘Alfredo Di Stefano” ishte Megi Doçi që surprizoi e para duke realizuar një eurogol nga goditja e dënimit, të vetmin për Vllazninë në sfidat e grupeve.
Kjo shkëndijë e shkodraneve nuk zgjati për shumë gjatë pasi spanjollet barazuan dhe përmbysën rezultatin duke shënuar 5 gola dhe duke rrëmbyer fitoren në Grupin A.
Paralelisht u luajt edhe sfida tjetër e këtij grupi mes Çelsit dhe PSG-së ku anglezet triumfuan 3-0 duke ruajtur kreun e klasifikimit me 16 pikë, ndërsa francezet e mbyllin të dytat me 10 pikë. Reali mban vendin e tretë me 8 pikë teksa e fundit renditet Vllaznia me asnjë pikë./S. Gjidiaj/