Argjentina shkon në finale

Botërori 2022, Gjysmëfinale:
Argjentinë – Kroaci 3-0

Mesi dhe Alvarez shtrojnë rrugën e finales, Kroacia fundi i një cikli…

Argjentina është finalistja e parë e “Katar 2022”. Fitorja me Kroacinë në shifrat e pastra 3-0 dërgon amerikano-latinët shumë pranë trofeut të madh.

Argjentinasit dhuruan spektakël me lojën e tyre dhe golat e shënuar. E nisi Mesi me një 11-metërsh e ndërsa 5 minuta më vonë do shënonte Alvarez.

Në të dytën dhe një herë Alvarez ndal topin në rrjetën e heroit Livakoviç që në ndeshjen e sotme nuk mund të bënte më shumë për skuadrën e tij.

Kështu mbyllet kjo gjysmëfinale e parë mes Argjentinës dhe Kroacisë teksa nesër vendosen përfundimisht fatet e finales së madhe që ul siparin e kësaj Kupe Bote të dielën e 18 dhjetorit në ‘Lusail’ në 16:00.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!