Deshapms para Marokut: Fjala ime kyçe, ‘përshtatja’

Sot një dita para se Francë-Marok të çertefikojë finalisten e dytë (sot luan Argjentinë -Kroaci) para mediave u shfaq trajneri i Francës Didië Deshamps dhe portieri Hugo Loris.

Deshamps:

Si do ta kalojmë mbrojtjen e tyre? Ne do të përpiqemi të gjejmë një mënyrë. Ata kanë aftësinë për të mbrojtur shumë mirë, ky është një fakt, por do të jetë synimi ynë t’i vëmë në vështirësi.Kur flasim për skuadrën time, nuk më habit, edhe nëse për shumëkënd ishte kompeticioni i tyre i parë ndërkombëtar dhe nuk e dija se si lojtarë të caktuar mund të reagonin emocionalisht.

Ne nuk do të ndryshojmë nga një ndeshje në tjetrën – shtoi Deshamps – ne gjithmonë duam që topi të jetë i rrezikshëm dhe të jemi në gjendje të shënojmë. Cilësia e lojtarëve nuk është e mjaftueshme, nuk ka vetëm një sekret apo recetë, ka shumë gjëra për të kombinuar.

Fjala ime kyçe është përshtatja”. Trajneri francez foli më pas për individë, duke u ndalur tek Grizman:

“Antoine ka qenë shumë mirë. Ai është një lojtar që ka aftësi për të ndryshuar fytyrën e skuadrës. Kryen volum të madh loje, ai sjell performancën e tij teknike. Në një rol ndryshe që i shkon shume. Ka menduar gjithmone kolektivisht.Ka albtruizëm mbi mesataren.Ka dhjete vite në nivelin më të lartë,ka patur momente më të vështira, por ai ka këtë mentalitet që kanë lojtarët e mëdhenj për të qenë gjithmonë aty kur është e nevojshme”.

Duke folur për kolegun e tij në stolin e Marokut, ai shtoi: “Urime atij dhe stafit të tij. Ata kanë arritur diçka përrallore. Nuk më pëlqen termi ‘armiqësor’. Rreth Marokut ka një ‘zjarr’ shumë të rëndësishëm popullor, Turma bën shumë zhurmë. Lojtarët e mi janë paralajmëruar, është pjesë e kontekstit. Të dish paraprakisht është gjithmonë më mirë. Lojtarët e mi e dinë se çfarë i pret.”

Loris: “Respekt për Marokun”
Hugo Loris, portieri i Francës, foli në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Marokut: “Ne mund të kemi vetëm respekt dhe admirim për përparimin e tyre. Në këtë nivel nuk ka asnjë shans për të mposhtur Belgjikën dhe për të eliminuar Spanjën dhe Portugalinë. Një ekip koheziv.

Ne po përgatitemi për gjithçka me qetësi, edhe për klimën e nxehtë që do të ekzistojë në stadium. Duhet të ruajmë këtë qetësi që kemi, fakti i të qenit të fortë në momentet kyçe të ndeshjes. Deshamps na frymëzon, ka përvojë të madhe dhe ne kemi me të një marrëdhënie të vërtetë besimi”./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!