Sot/ Francë-Marok bileta e dytë e finales së ‘Katar 2022’

Pas Argjentinës e cila preu biletën në ‘Lusail’ për në “Lusail” (18 dhjetor), teksa mposhti Kroacinë 3-0, sot në fushë gjysmëfinlaja tjetër mes Francës dhe Marokut.

Do të luhet në ‘Al-Bayt’ stadium të Al Kohor ndërsa sfida është parashikuar nga FIFA të startojë në orën 20:00. Kjo gjysmëfinale i është besuar të gjykohet nga 38 vjeçari meksikan Çesar Ramos.

Ndërkaq të dy kampet janë deklaruar se do luftojnë fort për të shkuar në finale. Sigurish Franca kampionia e botës në fuqi, konsiderohet favorite e madhe por dhe befasitë e shumta të afrikano veriorëve, shtojnë besimin se Maroku do të shfaqet një ekip potencial.

Ndërkohë, kombëtarja e trajnerit Regragui, vjen sot me disa mungesa. Kështu për kartonë do mungojë Kedira ndërsa të dëmtuar janë Sais, Mazraoui dhe Aguerd. Te Franca mungojnë të zakonshimit Karim Benzema dhe Lukas Hernanadez./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!