Franca thyen Anglinë, gjysmëfinalja me Marokun

Botërori 2022, Çerekfinale:
Angli – Francë 1-2
(Kejn 54′ pen/ Tçuameni 17′, Zhiru 78′)

Pas eliminimit të zhurmshëm dje të Brazilit nga Kroacia, sot erdhi ajo e Portugalisë, e mundur nga Maroku, ekipi i parë afrikan që arrin në gjysmëfinale të një Botërori. Franca e 4-ta në garë.

Franca kalon Anglinë duke prerë biletën për në gjysmëfinale. Me shifrat 1-2, francezët siguruan triumfin ndaj një kundërshtari jo të lehtë si Anglia.

Për Francën nisja ishte më e mirë. Tçuameni realizoi një super gol nga distanca në minutën e 17′-të duke kaluar në avantazh kampionët në fuqi.

Vetëm kaq për pjesën e parë teksa në të dytën baraspeshën e sjell penalltia e realizuar saktë nga Kejn. Anglezët mbeten dominues por sërish golin e gjejnë “Gjelat”.

Epërsinë numerike e vendos golashënuesi më i mirë në historinë e Francës, Zhiru, që shënon në minutën e 78′-të golin vendimtar të takimit.

Ajo që dhemb më shumë për anglezët është penalltia e dytë e akorduar për ta të cilën Kejn e goditi në mënyrë të gabuar duke i mohuar skuadrës së tij golin e barazimit.

Kështu, Franca është gjysmëfinalistja e fundit që konfirmohet për këtë Kupë Bote dhe do të jetë përballë Marokut më 14 dhjetor. Një hap larg finales së madhe. Gjysmëfinalja tjetër do të luhet më 13 dhjetor në ‘Luasail’ mes Argjentinës dhe Kroacisë./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!