Maroku në histori, Portugalia në tapet

Botërori 2022, Çerekfinale:
Marok – Portugali 1-0 (En Nesyri 42″)

Maroku arrin të shkruajë sërish historinë duke u kualifikuar në gjysmëfinale dhe duke përjashtuar Portugalinë e Kristiano Ronaldos që e mbylli në lot.

Ishte En Nesyri ai që vendosi me golin e minutës së 42′-të. Marokenët surprizuan Portugalinë me lojën e tyre gjatë pjesës së parë duke marrë edhe atë që po kërkonin me ngulm, avantazhin.

Në pjesën e dytë portugezët u panë më shumë në fushën e lojës me sulmet e tyre të njëpasnjëshme por që nuk rezultuan në gol. Sakaq, afrikanët patën 2-3 mundësi të arta për të dyfishuar por nuk i shfrytëzuan siç duhet.

Gjithsesi ndeshja përfundoi me fitoren dhe kualifikimin e tyre historik e me lotët e Ronaldos që e mbyll kështu Botërorin e tij të fundit. Për Marokun kundërshtari i gjysmëfinales përcaktohet në mbrëmje në sfidën mes Anglisë dhe Francës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!