Argjentina në gjysmëfinale përmes vuajtjeve

Botërori 2022, Çerekfinale:
Holandë – Argjentinë 2-2 (3-4) pe
n

Një tjetër çerekfinale e “Katar 2022” u vendos nga penalltitë. Holandë – Argjentinë prodhoi shumë por në fund amerikano-latinët siguruan biletën e gjysmëfinales të cilët do ta zhvillojnë përballë Kroacisë.

Argjentinasit e nisën më mirë sfidën teksa do të gjenin golin gjatë pjesës së parë me Molinën e asistuar nga Mesi. Më pas në të dytën Lionel Mesi shënon vetë nga pika e bardhë e penalltisë duke dyfishuar shifrat.

Një gol i minutës së 83′-të nga Verghost zgjoi shpresat e holandezëve që në çastet e fundit të takimit u dukën më këmbëngulës.

Dhe gjithë këmbëngulja e evropianëve u shpërblye në minutën e 11′-të shtesës ku një skemë e realizuar mjaft mirë përfundoi në gol sërish nga Verghost.

Kështu ndeshja iu drejtua shtesave prej 15 minutash ku sfida u bë mjaft emocionuese por llogaritë nuk u mbyllën me lojtarët që do të provonin gjithçka te pika e bardhë e penalltisë.

Holanda e nisi me dy 11-metërsh të humbur që i kushtuan shumë, ndërsa për Argjentinën gaboi vetëm Fernandez. Kështu për Mesin dhe Argjentinën rruga drejt trofeut mbetet e hapur.
/Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!