Kroacia kalon Brazilin, ballkanasit në gjysmëfinale

Katar 2022, çerekfinale:
Kroaci – Brazil 0-0 (1-1) (4-2)pen

Surprizat nuk i ndahen këtij Botërori. Kroacia është gjysmëfinalistja e parë e “Katar 2022”. Ndeshja mes amerikano-latinëve dhe Kroacisë u vendos nga 11-metërshat ku kroatët ia dolën të surprizonin sërish duke lënë jashtë garës 5 herë kampionët e botës.

Gjatë 90-minutave raste më të pastra u krijuan nga brazilianët por ishin kroatët që u treguan të pathyeshëm në mbrojtje e së bashku me Livakoviç mbajtën të paprekur rrjetën e tyre.

Sakaq, në fund të shtesës së parë Nejmar “tronditi” ballkanasit. Aksioni i ndërtuar bukur nga brazilianët u finalizua nga sulmuesi duke shpërthyer murin e kroatëve dhe duke mposhtur Livakoviçin deri në ato momente vendimtar me pritjet e tij.

Por kroatët nuk u pajtuan me këtë rezultat. Kështu në fund të shtesës së dytë Petkoviç befasoi amerikano-latinët duke kthyer baraspeshën në çastin kur u mendua se brazilianët kishin vulosur kualifikimin e madje mund të dyfishonin shifrat.

Gjithçka iu drejtua serisë së penalltive aty ku brazilianët gabuan që në të parën gjuajtje me Rodrigon e në fund me Markinjos. Ballkanasit realizuan 4 herë dhe arritën të siguronin kualifikimin duke mposhtur një nga skuadrat pretendente të këtij edicioni.

Nënkampionët në fuqi do të mësojnë në mbrëmje kundërshtarin e tyre në gjysmëfinale që do të jetë vendoset mes Holandës dhe Argjentinës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!