Tite mbyll zyrtarisht me Brazilin

E kishte deklaruar që herët. Trajneri i Brazilit Tite fill pas eleminimit të skuadrës së tij nga Kroacia me penallti, ka konfirmuar vendimin e largimit në konferencën për shtyp.

“Ishte humbje e dhimbshme, por largohem në paqe me veten time. Ky është fundi i nëj cikli. E kisha thënë këtë mbi një vit e gjysmë më parë, nuk jam një njeri që ndryshsoj fjalët. Nuk po luaja për të fituar dhe më pas të bëja dramë për të qëndruar, kushdo që më njeh e di.

Cikli ka mbaruar, siç thashë më herët, e kam thënë tashmë më shumë se një vit e gjysmë më parë. Ishte një proces. Kupa e mëparshme ishte një proces rikuperimi i formimit të ekipit dhe tani ka pasur një sekuencë të tërë. Performanca mbi të cilat të bëni vlerësimin, tani është e dukshme.

Koha mund të përgjigjet më mirë për atë që kam lënë. Dhimbja, sado njerëzore, koherente, apo e ndërgjegjshme të jetë, emocionet janë të prekshme. Unë nuk jam në gjendje të vlerësoj të gjithë punën e kryer. Me kalimin e kohës do ta bëni këtë vlerësim. Nuk e kam këtë aftësi tani pas një eliminimi”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!