Infantino: Faza në grupe më e mira në histori

Xhani Infantino, kreu i FIFA-s është shfaqur çdo mbrëmje në impnatet e futbollit në katar duke ndjekur sfidat e këtij botërori. Ndërkohë kanë ardhur deklaratat e para të tij për fazën e grupeve të Kupës së Botës në Katar.

“I ndoqa të gjitha ndeshjet dhe mund të them shumë qartë se kjo ishte faza më e mirë në grupe e një Kupe Bote ndonjëherë. Kjo, për mua, është shumë premtuese për pjesën tjetër të kompeticionit. Dhe audienca ishte gjithashtu e pabesueshme, me një mesatare prej 51,000 spektatorësh për ndeshje. Shifra rekord u regjistruan edhe në TV, me mbi dy miliardë spektatorë”.

Për konkurrencën e turneut, më pas, Infantino shpjegoi: “Nuk ka më skuadra të vogla dhe skuadra të mëdha. Niveli është shumë i ngjashëm dhe për herë të parë në histori ekipe nga të gjitha kontinentet janë kualifikuar në fazën eliminatore. Kjo dëshmon se futbolli po bëhet vërtet një sport global”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!