Hazard tërhiqet nga Belgjika

Kombëtarja e Belgjikës ishte dështimi i madh i Kupës së Botës ‘Katar 2022’. Ajo u eliminua që në fazën e grupeve. U largua trajneri Roberto Martinez ndërsa dhe kapiteni Eden hazard bën njoftimin e tërheqjes nga ‘Djatë e Kuq’.

“Një faqe mbyllet sot… Faleminderit për dashurinë dhe për përkrahjen e pashoq. Faleminderit për të gjithë kënaqësinë e ndarë që nga viti 2008. Vendosa t’i jap fund karrierës me kombëtare.

Pasuesit tashmë janë aty. Do të më mungoni djelmosha”, ka shkruar Hazard. Lajmin e ka konfirmuar edhe faqja zyrtare e Kombëtares së Belgjikës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!