Portugali tenistike, natë e errët për Zvicrën

‘Katar 2022’/ Portugali – Zvicër 6-1

Portugalia eleminon Zvicrën duke shkuar në çerekfinale me spektakël dhe bollëk golash. Nga fillimi deri në fund, në duelin e fundit përcaktues të skuadrave të këtij raundi, formacioni luzitan ushtruan presion të madh dhe realizuan gola të shumtë.

Sulmuesi i Benfikës, Gonçalo Ramos me tripletën personale merr topin në shtëpi teksa dhe Pepe, Guerreiro e Rafael Leao gjetën rrjetën për Portugalinë. Zvicra sakaq u “nderua” vetëm nga Akanzhi.

Për Ronaldon starti ishte nga stoli ndërsa aktivizimi erdhi në minutën e 74′-të. Sulmuesi arriti të realizonte por në pozicion të parregullt, kështu që goli i tij nuk vleu.

Pas kësaj fitoreje bindëse Portugalia “frikëson” Marokun me të cilin do të përballet në çerekfinale të këtij Botërori./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!