Danimarka në shtëpi, kërcejnë ‘Kangurët’

Botërori 2022, Grupi D:
Australi – Danimarkë 1-0
Tunizi – Francë 1-0

Vjen surpriza e madhe e Grupit D në ‘Katar 2022’. Australia mposht Danimarkën dhe siguron kualifikimin për në fazën tjetër duke i eliminuar danezët që në grupe.

Pavarësisht dominimit dhe këmbënguljes së Danimarkës, goli i Lekit në minutën e 60′-të ishte vendimtar për australianët. Tashmë, ata kanë një biletë që i jep të drejtën e pjesëmarrjes në fazën e ardhshme ndërsa danezët e mbyllin në vend të fundit me vetëm 1 pikë.

Sfida tjetër e këtij grupi u mbyll me fitoren e Tunizisë ndaj një France që kishte të sigurt kualifikimin. Kazri në minutën e 58′-të shënoi për tunizianët teksa dhe Grizman gjeti rrjetën në minutat shtesë por goli i tij u anulua nga sistemi VAR.

Në mbrëmje emocionet vijojnë me Grupin C. Poloni – Argjentinë dhe Arabi Saudite – Meksikë, të gjitha për t’u shijuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!