Argjentina në kateder, Polonia kalon me …fat

Botërori 2022, Grupi C:
Poloni – Argjentinë 0-2
Arabi Saudite – Meksikë 1-2

Këtë mbrëmje në ‘Katar 2022’ u dhanë verdiktet edhe për Grupin C. Polonia dhe Argjentina janë dy skuadrat që kualifikohen për më tej duke vazhduar rrugëtimin në raundin e 1/16.

Argjentina mposhti Poloninë në shifrat 2-0 duke dominuar lojën. Polakët rezistuan vetëm pjesën e parë falë dhe Sheznit që priti një penallti të Mesit, ndërsa në të dytën argjentinasit u zhbllokuan.

Në fillim MekAlister për avantazhin e amerikano – latinëve, e më pas Alvaraez për të dyfishuar shifrat e për të vulosur fitoren që dërgon Argjentinën një stad më tej.

Sakaq, Meksika bëri detyrën ndaj Arabisë Saudite duke fituar me rezultatin 2-1 dhe duke barazuar polakët në renditje, por golavarazhi favorizon këta të fundit duke i dhënë të drejtën e kualifikimit.

Në fazën tjetër Argjentina përballet me Australinë ndërsa Polonia do të ketë përballë kampionët në fuqi, Francën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!