Ikën trajneri i parë nga Botërori, Martino lë Meksikën

Në bilbilin e trefishtë të Arabi Saudite-Meksikë, përfundoi dhe eksperienca e argjentinasit Gerardo Martino në stolin e Meksikës.

Trajneri konfirmoi lamtumirën e tij në konferencën për shtyp: “Nuk ka asnjë arsye tani që më bën të mendoj se e ardhmja duhet të jetë ndryshe. Kontrata skadoi kur arbitri vërshëlleu në fund të ndeshjes. Nuk kishte asgjë tjtër për të bërë”.

Meksika, në 7 edicionet e fundit të Botërorit ishte kualifikuar gjithmonë në fazën e grupeve. Këtë herë diferenca e golave ​​dënoi amerikano-qendrorët, duke favorizuar një Poloni sa mediokre në fushë aq edhe me fat.

Në moshën 60-vjeçare, Martino mori detyrën e përzgjedhësit të Meksikës në janar 2019 dhe në tre vitet e tij mund të mburret me fitimin e Kupës së Artë (Gold Cup) në 2019. Ky është trajneri i parë që largohet nga përfaqësueset në fazë finale në Katar/ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!