Korabi kalon Skënderbeun, kreu tri pikë larg

Kategoria e Parë, Java 10:
Korabi – Skënderbeu 2-1
Luzi 2008 – Besëlidhja 1-0

Kategoria e Parë i dha fund sot xhiros së saj të dhjetë me ndeshjet Korabi – Skënderbeu dhe Luzi 2008 – Besëlidhja.

Në Peshkopi korçarët nuk ia dolën përballë Korabit duke u mposhtur në shifrat 2-1. Një ndeshje mjaft e luftuar dhe e gjatë por që për Skënderbeun nuk mjaftoi që të dilte me pikë nga ky takim.

Pas kësaj humbje juglindorët nuk e shohin veten aty ku do të donin të ishin në klasifikim, ndërsa Korabi mbetet skuadra surprizë deri më tani.

Sakaq, Luzit i mjaftoi 1 gol ndaj Besëlidhjes për të marrë një fitore të rëndësishme në “Tofik Jashari” të Shijakut.

Për lezhjanët nuk kanë fund vuajtjet teksa mbajnë vendin e parafundit në renditje. Luzi 2008 ngjitet i katërti në klasifikim.

Pas javës së dhjetë, Flamurtari dhe Dinamo udhëheqin me 21 pikë dhe ndiqen nga Korabi e Luzi 2008. Katër vendet e fundit mbulohen nga Apolonia, Lushnja, Besëlidhja dhe Turbina./S. Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!