Skënderbeu zgjedh trajnerin e ri

Skënderbeu përfshihet te klubet shqiptare që ndrron trajner në këtë ndalesë të muajit nëntor. Pas largimit të Memellit, Ardjan Takaj ka vendosur të rikthejë në Korçë serbin Ivan Gvozdenoviç. Këtë radhë jo si futbolist por për stolin e “Ujqërve të Dëborës’

Ishte vetë klubi bardhekuq i cili publikoi lajmin në zyrtern e tij:

Njoftimi:

“Ivan Gvozdenoviç, zyrtarisht bardhekuq”.Presidenti Ardjan Takaj ka prezantuar sot teknikun e ri bardhekuq.Fillimisht Presidenti bardhekuq ka falenderuar ish trajneri Migen Memelli për punën e zhvilluar në klub dhe me pas vijoi me prezantimin e trajnerit të ri.Në fjalën e tij trajneri Ivan Gvozdenoviç është shprehur i lumtur që rikthehet në Korçë, tashmë ne rolin e trajnerit.“Jam i lumtur që ndodhem këtu, Korça është e ftohtë, por jam ndjerë ngrohtë sapo kam shkelur në stadium.

Skënderbeu është një klub i madh dhe ne na takon të rikthejmë klubin sërish në nivelet e mëparshme. E njoh grupin, kemi kualitete por duhet të punojmë me anën psikologjike dhe mentalitetin e lojtarëve. Ne jemi Skënderbeu, si në ndeshjet në shtëpi por edhe jashtë do të shkojmë vetëm për fitore”, u shpreh trajneri bardhekuq.Mirë se vjen Ivan!”shkruan klubi korçar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!