Dinamo mund Besën në Peqin, Tërbuni e ka seriozisht

Katër sfida të vlefshme për javën e dhjetë të Kategorisë së Parë janë luajtur ditën e sotme.

Dinamo thyen Besën në Peqin dhe merr kreun e Kategorisë së Parë. Kryeqytetasit fituan në transfertë në shifrat 0-2 duke u konfirmuar si skuadra kryesore pretendente për t’u ringjitur në Superiore sezonin e ardhshëm.

Tjetër humbje për Lushnjen. Tërbuni i trajnerit Alert Alcani kaloi minimalisht skuadrën e Edlir Tetovës në ” Roza Haxhiu” duke thelluar akoma më shumë krizën e lushnjarëve.

As Apolonia nuk po gjen dot çelësin e rezultateve pozitive. Këtë javë fierakët u mundën në shtëpi nga Tomori me rezultatin 0-1, ndërsa Turbina ia doli të fitonte përballë Orikut duke marrë një 3-pikësh që ngushton diferencën me skuadrat e fundtabelës.

Kategoria e Parë, Java 10:
Turbina – Oriku 2-1
Besa – Dinamo 0-2
Lushnja – Tërbuni 0-1
Apolonia – Tomori 0-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!