Superligën europiane e zgjon …Gjermania

Ish Shefi i RTL-së në Gjermani Bernd Reichart po e çon përpara projektin e Superligës.
Ish-shefi i RTL-së 48-vjeçari i cili drejton agjencinë A22 Sports Management i ka vënë detyrë vetes të zbatojë projektin e diskutueshëm të klubeve më të mira europiane me Real, Barcelona e Juve.
Do të ketë një takim mes Reichart dhe presidentit të UEFA-s Aleksander Ceferin në Nion të martën, njoftoi Reichart.
Ky takim i cili pritet të trasmetohet live në SPORT1 nga vjen dhe burimi i lajmit (ora 11:00), mund të zgjojë kureshtjen e madhe sportive të një formati të ri të hedhur tutje nga UEFA.
“Ne definitivisht nuk do të biem dakord për gjithçka. Por është një shenjë e mirë për klubet që i shmangen ose i frikësohen sanksioneve kur angazhohen në dialog. Ky është një sinjal pozitiv”, shpjegoi kryemenaxheri javën e kaluar.