Laporta ftesë për dialog, Super Liga do përmirësojë ekonominë
Real Madrid, Barcelona dhe Juventus, tri klubet mëdha europiane insistojnë për Super Ligën europaine.
Pikërisht sot Joan Laporta presidenti i Barcelonës sipas TMW rikthehet të flasë për Superligën dhe beson se projekti do të nisë, pavarësisht rezistencës së Ceferinit dhe disa klubeve të mëdha evropiane:
“Superliga është një mundësi e madhe, por ne mund të fitojmë vetëm përmes dialogut. Ajo që duam të bëjmë është përmirësojmë futbollin, të luftojmë për qëndrueshmëri, që klubet të dalin nga kriza. Të jenë gjithnjë e më konkurruese dhe të ketë më shumë burime, do të jetë një Ligë e Kampionëve shumë e përmirësuar, e cila do të bazohet në meritokraci, do të jetë e hapur, pa diskriminim, por me garanci dhe rregulla që do t’i lejojnë klubet të kenë më shumë burime.
Ndërkaq CEO Bernd Reichart u takua me Presidentin e UEFA-s Aleksander Ceferin të martën, një hap i rëndësishëm përpara por që më pas kreu i UEFA-s tha se Super Liga nuk do të ekzitojë.