De Laurentis rindez Superligën
● Presidenti: “Garat e UEFA -s nuk funksionojnë më, ne duhet të krijojmë një kampionat europian me një sistem hyrjeje demokratike”
Zgjohet ideja Superligë europiane dhe këtë radhë ai që ndez ambientin sportiv në këtë dimension, është presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis.
“Një turne europian me vlerë 10 miliardë”, fjalët e Aurelio De Laurentis mbi të cilat titullohet Il Mattino këtë mëngjes dhe publikohet nga TMW.
Italiania shkruan: Bosi i Napolit njoftoi në një intervistë për Daily Mail “një projekt prej 10 miliardë eurosh për futbollin evropian”.
De Laurentis ecën: “Ne duhet të zvogëlojmë numrin e ndeshjeve në kampionatet tona. Përveç kësaj, ne të krijojmë një kampionat europian me një sistem hyrjeje të qartë, bazuar në atë që ekipet arrijnë në garat e tyre kombëtare.” Një lloj Superleague, por me hyrje mbi bazën e meritokracisë.