Supersfida e Korçës, Skënderbeu pret Flamurtarin…

Me Skënderbeu- Flamurtari në program për tu zhvilluar sot në orën 16:00 në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës, mbyllet java e 9-të e Kategorisë së Parë.

Dy klubet e mëdha shqiptare të destinuara të ‘përpëliten’ në nivelin e dytë të futbollit në vend janë duke tentuar kthimin në elitë.

Nëse vlonjatët me bazë futbollistë ekspertë vendas dhe shumë brazilianë kanë javë që demostrojnë ambicje të mëdha, sot duket se është radha e formacionit të Migen Memellit për tu shfaqur në lartësi.

Në fakt, jo vetëm rivaliteti i skuadrave të impenjuara sot por dhe e shkuara e tyre në dekadën e fundit, ka treguar se si Skënderbeu ashtu dhe Flamurtari mbetën rivalë në çdo “kategori”.

Në kushtet kur gara te inferiorët me 14 skuadra (formula e re e aplikuar këtë edicion) po shoqërohet nga beteja e fortë sportive teksa brenda saj ka emra të tillë si Dinamo, Skënderbeu, Flamurtari, Besa apo Apolonia por dhe numri i madh i pretendentëve e bën çdo takim në një finale. I tillë duket ai i sotmi mes Skënderbeut dhe Flamurtarit./Foto: KF Skënderbeu/

Klasifikimi i javës së 9-të pa rezultatin teknik të Skënderbeu- Flamurtari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!