Preloshi e Prodani, Dinamo në krye

  • Alsio Preloshi, 19 vjeçari nga Lezha në gjurmët e babait, të famshmit Leonard Preloshi. Goli me roveshatë spektakolar në Dinamo- Turbina. Në gol edhe kurbinasi Indrit Prodani.

Kategoria e Parë, Java 9:
Dinamo – Turbina 2-0
Burreli – Apolonia 1-1

Java e nëntë e Kategorisë së Parë vijoi sot me 2 fida të tjera, Dinamo – Turbina dhe Burreli – Apolonia.

Kryeqytetasit ia dolën të merrnin një fitore të pastër ndaj Turbinës me gjithçka që u vendos në 10 minutat e fundit falë supergolave të Alisio Preloshit dhe Indrit Prodanit.

Dinamo ngjitet përkohësisht në krye të klasifikimit ndërsa Turbina mbetet e fundit me 5 pikë.

Sakaq, në barazim u mbyll sfida tjetër mes Burrelit dhe Apolonisë. Ishin vendasit ata që morën avantazhin të parët teksa më pas fierakët rikthyen baraspeshën me Gjatën 2 minuta nga fundi i kohës së rregullt.

Kategoria e Parë mbyll javën e nëntë nesër me supersfidën Skënderbeu – Flamurtari e cila nis në 16:00 dhe që pritet me mjaft interes./S. Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!