Një pikë në Korçë, Flamurtari në krye

Kategoria e Parë, Java 9:
Skënderbeu – Flamurtari 1-1 (Temitope 53’/ Flores 55′)

Skënderbeu – Flamurtari ishte sfida që mbylli javën e nëntë të Kategorisë së Parë. Dy emra që i përkasin elitës së futbollit shqiptar, u përballën në kategorinë inferiore duke prodhuar thjesht një barazim.

2 gola në 2 minuta vendosën fatin e kësaj sfide. Më kërkues Skënderbeu në pjesën e parë dhe fillimin e së dytës. Për korçarët avantazhin e solli Temitope në minutën e 53′-të por jo për shumë kohë, pasi Flores do të rikthejë sërish barazpeshën.

Pas barazimit të shifrave, loja bëhet akoma më interesante dhe merita i takon vlonjatëve të cilët ushtruan presion të madh te zona vendase. Gjithësesi, pavarësisht lojës së bukur, askush nuk arriti të shënonte golin e fitores.

Pas javës së nëntë, Flamurtari ngjitet në krye të tabelës së klasifikimit me pikë të barabarta me Dinamon, ndërsa Skënderbeu mban vendin e pestë me 13 pikë./S.Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!