Deshamps: Nuk ka bonuse për Benzema

Franca kampionia e Botës në fuqi, konsiderohet sërish favorite e madhe për triumfin në ‘Katar 2022’. Trajneri thotë se fitimi i Topit të Artë nga Benzema nuk ndyshon asgjë në aspektin individual.

Nuk do të ndryshojë asgjë mes Karimit para dhe pas Topit të Artë.
Trajneri i skuadrës së Francës, Didier Deshamps ka dashur t’i dërgojë një mesazh të fortë Karim Benzemas pas trofeut të Topit të Artë.

Në një interviste me Brut, kreu i transalpinëve ndër të tjera tha:

“Është një gjë shumë e mirë për të. Ky është shpërblimi kryesor në nivel individual. Ai është një lojtar francez, një lojtar i skuadrës franceze, por kjo nuk do të ndryshojë asgjë mes Karimit para dhe pas Topit të Artë.

Sigurisht që është theksuar dhe në nivel mediatik shumë. Kjo nuk do të thotë se do të ndryshojë diçka tek ai dhe në raport me grupin.”, shpjegoi Deshamps./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!