Skalvini tregon debutimin magjik në Tiranë

Ai ishte për 90′ në fushë në miqësoren Shqipëri-Itali 1-3. Në rolin e mbrojtësit të djathtë, 18 vjeçari bëri një super prezantim duke debutuar me ‘Axurrët’ në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.
Sot, Xhorxhio Skalvini në mikrofonat e Rai Sport ka treguar emocionet e tij pas debutimit si titullar:
“Ishte një ëndërr të bëja debutimin tim me Atalantën dhe më pas as që e prisja ta bëja me Italinë. Duhet të falënderoj trajnerin, stafin dhe ekipin për gjërat që më mësojnë. Roli i preferuar? Ndihem mirë në mesfushë, por e shoh veten më shumë si mbrojtës, edhe pse e kam bërë më shumë dhe që nga ditët e mia në sektorin e të rinjve”.