Van Gal: Prostata nuk më pengon të jem në ‘Katar 2022’

Tajneri aktual i përfaqësuesës së Holandës Luis van Gal, ka befasur të gjithë me rrëfimin e tij mbrëmjen e djeshme për televizionin RTL.

Sipas teknikut të famshëm të skuadrave të tilla si Ajaks, Bajern, Barcelona, Mançester Junatid etj, një version i kancerit të prostates po e dërrmon prej disa kohësh. Ai tha:

“Unë kam disa kohë që vuaj nga kanceri i prostatës. Lojtarët nuk e dinë. Por besoj se kjo nuk do të më pengojë të drejtoj kombëtaren në Kupën e Botës në Katar”.

Van Gal tha gjithashtu se ai kishte kaluar tashmë 25 seanca kimioterapie. Madje edhe kur ishte në grumbullim me ekipin. “Kanceri i prostatës në shumicën e rasteve nuk është vdekjeprurës. Më shpesh janë janë sëmundjet themelore ato që mund të jenë fatale në këtë formë kanceri”, shtoi trajneri holandez, duke folur për sëmundjen.

Pas këtij lajmi, Van Gal mori shumë mesazhe mbështetjeje. Barcelona e para, ​​ku Van Gal ka trajnuar dy herë, por edhe nga UEFA.

Në çdo periudhë gjatë kohës si trajner i kombëtares, më është dashur të largohem natën për të shkuar në spital pa e kuptuar lojtarët. Mendoja se isha i shëndetshëm, por nuk jam”, rrëfeu holandezi.

Van Gal po trajtohet për problemin e tij shëndetësor, që ka shërim në shumicën e rasteve kur kapet në kohë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!