Çelsi shkallmon femrat e Vllaznisë

Women Champions League, Grupi A:
Çelsi – Vllaznia 8-0

Vllaznia e femrave ka pësuar një tjetër humbje në grupet e Champions League, kësaj radhe përballë Çelsit në Angli.

Mbrojtja shkodrane nuk arriti ta përballonte me sukses sulmin e anglezeve duke parë 8 herë topin të depërtonte në rrjetën e Uilliams.

Kuqeblutë pësuan 3 herë në pjesën e parë dhe 5 në të dytën pa pasur mundësi reagimi ndaj vendaseve që dominuan plotësisht.

Sfida tjetër e këtij grupi, mes Real Madridit dhe PSG-së u mbyll në barazim pa gola. Sakaq, ndeshja e ardhshme për shkodranet do të luhet në nëntor përballë PSG-së në Francë./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!