Champions, vëmendje në Milano e Varshavë

Juventus jashtë, llogari të reja me Makabi Haifa për Ligën e Europës.Kanë nga tri pikë

Xhiro e fundit e fazës së grupëve të Ligës së Kampionëve mbyllet sot me Grupet E dhe F të cilat duhet të plotësojnë dy vendet e mbetura për në fazën me eleminim të drejtpërdrejtë.

Në “San Siro”, Milan do duhet të bëjë mirë llogaritë me austriakët e Salsburgut të cilët gjëndën me vetëm një pikë më pak se skuadra e Piolit. Në kushtet aktuale teksa Çelsi është përcaktuar si biletë e parë, Milanit sot, do ti mjaftojë një barazim për të qenë ata të klaufikuarit e dytë në Grupin E.

Analoge situata dhe në Grupin F. Me Real të kualifikuar, përballja e sotme në Varshavë ndërmjet ukrainasëve të Shajtjor dhe gjermanëve të Red Bull Lajpcig vlen kalimin e skuadrës që do shoqërojë madrilenët. Lajpcig ecën me vetëm një barazim.

Ndeshjet e sotme dhe ato të zhvilluara të martën:

Programi sot:

18:45

Real Madrid- Selltik

Shahtjor Donjtesk-Lajpcig (në ‘Mijeski’ Varshavë)

21:00

Milan- Salsburg

Çelsi- Dinamo Zagreb

Kopenhagë- Dortmund

Mançester Siti-Sevilja

Makabi Haifa-Benfika

Juventus- PSG

Luajtur të martën:

Leverkusen- Bryzh 0-0

Porto -Atletiko Madrid 2-1

Liverpul- Napoli 2-0

Gllazgou Rejnxhers-Ajaks 1-3

Bajern Mynih- Inter 2-0

Viktoria Plzen-Barcelona 2-4

Marsejë-Totenhem 1-2

Sporting Lisbonë- Eintraht 1-2/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!