Barça jashtë, Liverpul bileta e dytë, ecën Porto, Grupi D pa ‘fitues’

Xhiroja e parafundit e grupeve të Champions League ka dhënë të tjera verdikte për skuadrat që do të vijojnë më tej.

Fitorja e Interit ndaj Viktoria Plzën vulosi dhe fatet e Barcelonës. Janë italianët ata që kalojnë Grupin C, ndërsa spanjollët mbeten jashtë. Ndeshja e mbrëmjes, Barça – Bajern, vetëm për statistikë. Bavarezët e bëjnë rrugë fitoren ndaj Barcelonës, këtë radhë në shifrat 0-3.

Liverpul dhe Napoli në Grupin A nuk diskutojnë fitoret edhe pse me llogari të mbyllura. Të dyja skuadrat dolën me nga 3 pikë në sfidat e sotme ndaj Ajaksit dhe Rejnxhers duke shkuar të sigurta drejt fazës tjetër.

Sakaq, në Grupin B fitorja e Portos ndaj Bryzh skualifikon Atletikon e Madridit i cili arriti të merrte vetëm 1 barazim ndaj Bajer Leverkusen.

Grupin D llogaritë mbeten të hapura. Vetëm 2 pikë ndajnë vendin e parë me të fundit. Kryeson Totenhem me 8 pikë, teksa ndjekin Sporting Lisbonë dhe Eintraht Frankfurt me 7 pikë. Mbyll klasifikimin Marsejë me 6 të tilla pas humbjes së sotme përballë gjermanëve.

Rezultatet:

Grupi A:
Ajaks – Liverpul 0-3
Napoli – Rejnxhers 3-0

Grupi B:
Bryzh – Porto 0-4
Atletiko Madrid – Bajer Leverkusen 2-2

Grupi C:
Inter – Viktoria Plzën 4-0
Barcelona – Bajern Mynih 0-3

Grupi D:
Eintraht Frankfurt – Marsejë 2-1
Totenhem – Sporting Lisbonë 1-1/Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!