Ujka njeriu i ndeshjes te Laçi, Duro e nis me tri pikë

Java e nëntë Abissnet Superiore:

Kastrioti- Laçi 0-1 (S.Ujka 15′)

Kukësi- Egnatia 0-1 (Ferriera 82 ag)

Me një gol të shpejtë të Serxhio Ujkës Laçi ka mundur në Kamëz Kastriotin ‘vendas’ duke i dhuruar tri pikë të vlefshme bardhezinjëve në luftën për tu ngritur.

Kastrioti ishte ai që në pjesën e dytë kërkoi të imponohej por kurbinasit kanë administruar avantazhin, duke parakaluar Teutën në fundin e tabelës.

Kukësi- Egnatia një autogol i Ferreirës, ai që vendosi fatet e këtij takimi, edhe pse ishin vendasit e Dobit ata që tentuan më shumë.

Kështu Shpëtim Duro e nis me një fitore aventurën e tij te Egnatia, duke ndalur marshimin e Kukësit, që triumfonte në 3 ndeshje radhazi./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!