Java e fundit e fazës së parë, mbyll Tirana

Përgatiti: Erga Kenga

Me fitoren bindëse të Partizanit (1-4) ndaj Teutës dhe atë të Vllaznisë ndaj Bylisit (2-1) luajtur dje, dita e sotme servir tri takime të tjera në Abissnet Superiore. Në një mënyrë për të korurëzuar edhe mbylljen e aktit të parë nga katër faza që ofron formula me 36 javë në elitë.

Do të jenë paraprakisht duelet Kastrioti- Laçi, Kukësi- Egnatia me start orën 15:00 dhe Tirana- Erzeni e cila zhvillohet në “Elbasan Arena” në 17:45.

Në Kamëz aty ku do të drejtojë arbitri Klodian Shahini, Kastrioti- Laçi i gjithi për tu ndjekur. Derbi rajonal gjën krutanët më lart në renditje ndërsa Laçi vijon të mbetet në zonën e rrezikut. Çela i ka gati të gjithë te kampi krutan, te Laçi Alla jashtë liste për dëmtim.

Kukësi-Egnatia me risinë e debutimit të Shpëtim Duros në krye të pankinës rrogozhinase. Vendasit vijnë pas tri fitoreve radhazi dhe morali por dhe rikthimi për të luajtur me tifozë në “Kukës Arena” i japin skuadrës së Dobit bonuset paraprake të kësaj përballjeje. Vendasit kanë mungesën e Ndrecs (kartonë) ndërsa kanë se ndarë rrugët me mbrojtësin Isiç i cili mka mbyllur me verilindorët. Te Egnatia mungon Xhekson.

Tirana- Erzeni sfida përmbyllëse e javës së nëntë Abissnet Superiore në program në Elbasan. Bardheblutë të dytët në tabelë me misionin për të mos ju ndarë kreut tashmë 4 pikë larg, ndërsa shijakasit për të rikthyer besimin e lëkundur këto tri javë të fundit teksa skuadra ka mbledhur vetëm një pikë.

Kampionët sot pa Limajn e dëmtuar por trajneri Shehi ka dhe ndonjë tjetër lojtar në pikëpyetje. Mungesë e sigurtë edhe ajo e Toshevskit i cili ka fluturuar drejt Arabisë me prfqësuesen e Maqedonisë së Veriut. Erzeni e ka gjithë kontigjentin në dispozicion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!