Erzeni ‘rrëmben’ Tiranën, shijakasit të dytët pas fazës së parë

Abissnet Superiore, Java 9:
Tirana – Erzeni 0-1 (Kahrimanoviç 15′ (p))

Përfundon faza e parë e elitës së futbollit shqiptar. 3 sfidat e fundit u fituan me të njëjtin rezultat (0-1) nga skuadrat udhëtuese.

Erzeni, ekipi që e nisi me një surprizë përballë Vllaznisë, e mbyll në të njëjtën mënyrë duke befasuar këtë radhë Tiranën.

Shijakasit e nisën më mirë sfidën në “Elbasan Arena”. Vrulli i sulmeve nga miqtë u konkretizua me një penallti të shkaktuar nga Përgjoni pas prekjes së topit me dorë. Kahrimanoviç u tregua i saktë në ekzekutimin e 11-metërshit duke kaluar Erzenin në avantazh.

Pavarësisht reagimeve të shumta të bardhebluve rezultati nuk ndryshoi në minutat e mbetura të sfidës. Gjatë pjesës së dytë ishte Redon Xhixha që gjeti rrjetën por në pozicion jashtë loje çka solli dhe anulimin e këtij goli për Tiranën.

Pas kësaj humbjeje Tirana do ta ndajë vendin e dytë në renditje me skuadrën e Erzenit, teksa Partizani kryeson i vetëm me 4 pikë më shumë se ndjekësit./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!