Zgjohet Teuta, përmbys Egnatian në transfertë

Abissnet Superiore, Java 8:
Egnatia – Teuta 1-2 (Delarzh 64’/ Kotobelli 79′, Jazxhi 90+7′)

Sfida që ngriti siparin e javës së 8-të të Abissnet Superiore mes Egnatias dhe Teutës përfundoi me fitoren e durrsakëve në limite me rezultatin 1-2.

Minutat e para të sfidës prodhuan një lojë thuajse të barabartë ndërsa në vijim ishte Egnatia që u shfaq më kërkuese në zonën kundërshtare.

Rrogozhinasit pasi goditën shtyllën në 45 minutat e para, kërkuan me ngulm golin edhe në të dytë. Ai erdhi në minutën e 64′-të takimit dhe mban firmën e Delarzh. Një kombinim i bukur mes Mustës dhe Delarzh i cili kaloi në avantazh vendasit.

Goli i pësuar rriti lojën e skuadrës së Shkëmbit ndërsa skuadra durrsake intensifikoi sulmet në zonën e Egnatias derisa Kotobelli riktheu baraspeshën me një supergol nga distanca kur luhej e 79′-ta.

Ky gol i motivoi akoma më shumë miqtë që dominuan në minutat e mbetura teksa në fund të kohës shtesë gjetën dhe golin e fitores së parë sezonale. Një krosim në zonë nga ardhur nga këndi, dërgohet në rrjetë nga Jazxhi teksa luhej e shtata shtesë duke i dhënë Teutës avantazhin përfundimtar.

Kështu durrsakët marrin 3-pikëshin e parë në kampionat ndërsa Egnatia thyhet pas 5 ndeshjesh./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!