Tetova ndahet me Egnatian

Humbja e sotme e Egnatias ndaj Teutës 1-2 i ka kushtuar stolin Edlir Tetovës te Egnatia.

Lajmi për largimin e durrsakut nga rrogozhinasit ka qarkuluar që herët. Ka munguar deklarata e klubit që duket se ka neglizhuar ta bëjë publike lëvizjen. Megjithatë vendimi është marrë dhe Tetova 39 vjeçar ka ndarë rrugët me rrogozhinasit.

Ai drejtoi Egnatian në dhjetë ndeshje: tetë në kampionat dhe dy në Kupën e Shqipërisë. Skuadra ka mbledhur vetëm 9 pikë pas 8 javëve kampionat.

Ndërkohë në media aludohen disa emra mes tyre Shpëtim Duro dhe Sulejman Starova.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!