Egnatia-Teuta (Live)

Egnatia-Teuta 1-2 final
64′:Gol Egnatia shënon Delazh 1-0
79′: Gol Teuta shënon një supergol Kotobelli 1-1
90+7′: Gol Teuta shënon me kokë Jazxhi 1-2
Egnatia dhe Teuta hapin javën e 8-të Abissnet Superiore me sfidën që nisi në 15:00 dhe që luhet në stadiumin e Rrogozhinës.
Egnatia si një nga skuadrat më në formë të momentit nuk njeh humbje prej 5 ndeshjesh, në të cilat as nuk ka pësuar.
Ndërsa, Teuta akoma nuk ka provuar shijen e fitores për këtë sezon dhe vjen në këtë përballje me objektivin e vetëm: fitoren.
Trajnerët Edlir Tetova dhe Bledi Shkëmbi kanë përzgjedhur titullarët për sfidën e sotme që gjykohet nga kryesori Kridens Meta.
Formacionet zyrtare:
Egnatia: Sherri, Kacbufi, Atanda, Malota, Fangaj, Hamzat, Fernando, Xhekson, Musta, Delarzh, Camaj. Tr: Edlir Tetova.
Teuta: Qirko, Marku, Jazxhi, Kuro, Kotobelli, Beqja, Karabeci, E. Vila, Gruda, L. Vila, Hebaj. Tr: Bledi Shkëmbi.