Vllaznia e cunguar drejt Laçit

Tekniku kryeqytetas i Vllaznisë Mirel Josa do të lujë të dielën ndaj së shkuarës së afërt teksa me Vllazninë e tij do sfidojë Laçin vendas për javën e tetë Abissnet Superiore.

Një derbi verior i gjithi për tu ndjekur pasi dy skuadrat vjet finaliste të Kupës së 70-të për vetë pozitat e skuadrave, referuar këtu dhe pritshmërive në start, nuk janë ndër më të mirat.

Ndonëse te Vllaznia pikët janë, ndërsa kuqeblutë kanë 10 të tilla, sërish në Shkodër pretendojnë se skuadra dhe vetë trajneri duhet të ishin më produktivë.

Humbja e fundit me Partizanin në shtëpi (1-2) por dhe kalimi i Flamurtarit në shtesë (turi i parë i Kupës), kanë shtuar disi presionin te klubi shkodran.

Ndërkaq sipas raportimëve që bëjnë mediat lokale nga qyteti i madh verior, edhe këtë ndeshje delikate në Laç, Vllaznia skuadër, do të ketë problematikat e saj.

Sipas tyre, kontigjenti në dispozicion pritet të jetë i cunguar pasi Josa nuk do të ketë sherbimet e futbollistëve si; Liridon Latifi, Fjoart Jonuzi, Elvedin Heriç, Esin Hakaj si dhe të Lorik Boshnjakut i cili mbetet ende në pikëpyetje. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!