Shtyhet Erzeni- Kukësi

Nga dy ditë për tu luajtur, java e tetë rikthehet të zhvillohet në tri të tilla. Një ‘fax’ i shpejtë ka qarkulluar nga institucioni që organizon garën te klubi i Erzenit duke i deleguar ditën e re të ndeshjes që shijakasit kishin në program nesër me Kukësin.

Kështu, Erzeni-Kukësi nuk do të luhet nesër në orën 15:00 në stadiumin ‘Niko Dovana’ në Durrës, siç ishte planifikuar prej ditësh, por të hënën më 17 tetor.

Në këto rrethana i vetmi takim që pritet të zhvillohet nesër do ti përkasë duelit Egnatia- Teuta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!