Luhet akti i 8-të, dy duele të shtunën

Erzeni- Kukësi dhe Egnatia- Teuta janë dy sfidat e pra të javës së tetë, Abissnet Superiore. Ndeshjet e nesërme kanë si start orën 15:00 dhe do të zhvillohen në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit dhe në atë të Rrogozhinës.

Të dielën sipas Departamentit të Garave në FSHF, në fushë dhe tri çifte të tjera. Laçi- Vllaznia, Bylis- Tirana dhe Partizani- Kastrioti plotësojnë pazëllin e javës së parafundit të fazës së parë.

Dy takimet; Laçi- Vllaznia dhe Bylis- Tirana janë në program për në orën 15:00 ndërsa Partizani- Kastrioti, me të kuqtë pritës në stadiumin “Elbasan Arena” të Elbasanit, do të nisë në 17:45.

Të shtunën:

15:00

Erzeni- Kukësi (në Durrës)

Egnatia- Teuta

Të dielën:

15:00

Laçi- Vllaznia

Bylis- Tirana

17:45

Partizani- Kastrioti (në Elbasan)/Sportiim.al/

Klasifikimi pas javës së 7-të:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!