Verstapen prek titullin, ‘pole’ në Suzuka

Piloti i Red Bull Maks Verstapen arrin pole position në provat zyrtare në Suzuka (Japoni) duke treguar se kërkon të mbyllë që në këtë garë formalitetin për titullin kampion në Formula 1.

1.29.304 koha e holandezit i cili në garën zyrtare të ditës së diel në program në orën 07 të mengjezit (ora e Shqipërisë), do mund të korurëzohet kampion bote për herë të dytë radhazi teksa i duhen 112 pikë nga vendi i dytë.

Në vend të dytë dhe të tretë u rendtien dy makinat e Ferrarit . Sharls leklerk dhe karlo Sainz. Vendi i katërt për Red Bull-in e Serxhio Perez.

Kështu nëse komisarët nuk do ta penalizojnë për një kontakt me Lando Norris, Verstapen në pol-in e parë në Suzuka, pritet të mbyllë me 4 gara nga fundi çështjen titull.

Verstapen pas arritjes së ‘pole position’ tha: “Ishte vërtet e mahnitshme të garoja përsëri këtu, veçanërisht në kualifikimet me pak karburantt. Këto makina marrin jetë vërtet në sektorin e parë. Shumë i lumtur që jam në pole, por në përgjithësi jam super i lumtur që jam kthyer këtu!”/Foto. Twitter/ Sportiiim.al/

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!