Perez, triumfi i dytë sezonal në Singapor

‘Çmimi i Madh’ i Singaporit në Formula 1 i shkon meksikanit të Red Bull Serxhio Perez. Piloti i dytë i skudrisë austirake mori komandën që në kthesën e parë teksa parakaloi gjithë klas ferraristin e Sharls Leklerk.

Në këtë garë me 61 xhiro por të kronometruar dhe me kohë, monegasku mbylli i dyti ndërsa spanjolli Saniz po me Ferrai arriti i treti.

Vetëm vendi i 7 për kampionin dhe liderin e Botërorit Maks Verstapen. Makina e tij Red Bull u shoqërua me disa gabime por në fund falë forcës së motorit dhe aftësive të holandezit, ai u ngjit te zona që të jep 6 pikë.

Për perez pritet hetimi pas një fauli 5 ‘ pas mavovrave të gabuara me makinën e sigurisë në pistë. Megjithatë Perez ia doli të rrisë distancën në mbi 7 sekonda me vendin e dytë duke mundësuar edhe penalitetin e mundshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!