Shi në Suzuka, F1 në kaos…

Po garohet në Suzuka për Çmimin e Madh të Japonisë. Gara e nisur që në 07:00 me orën e Shqipërisë u ndërpre fill pas xhiros së tretë pasi reshjet e shiut nuk lejuan atë të vijonte rregullisht.
Në fakt ishin disa incidente që në start teksa detyruan komisarët e garës të shfaqnin flamurin e kuq me katër pilotë që dolën jashtë piste. Përfshirë dhe Karlos Sainz të Ferrarit.
Makina e sigurisë disa herë në pistë por vetëm këto çaste drejtuesit duket se kanë dhënë dakortësinë për të vijuar me kohë të reduktuar.
Shiu në Suzuka dhe Verstapen që kryeson pas tri xhirove të para. Me holandezin që sot pret të shpallet kampion bote me Red Bull..