Tirana-Teuta, formacionet…

Pjesa e parë 1-0 për Tiranën. Shënon Xhixha në të 43′. Në pjesën e dytë Tirana shënon dhe 3 herë me Hasanin dhe Xhixhën që realizon 3 gola sot. 4-0 final.

Objektiv fitorja, publikohen formacionet e Tirana – Teuta

Sfida hapëse e javës së 5-të të Abissnet Superiore starton vetëm pas pak minutash. Në 16:00 Tirana do të jetë përballë Teutës në “Selman Stermasi”.

Kampionët kërkojnë të kthehen te fitorja pas humbjes me Vllazninë dhe barazimit ndaj krutanëve. Sakaq, Teuta mbetet në kërkim të 3-pikëshit të parë sezonal me Bledi Shkëmbin që debutoi javën e kaluar me një barazim përballë Kukësit.

Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën e sotme:

Tirana

Bekaj, Përgjoni, Behiratçe, Aleksi, Ismajlgeci, A. Deliu, Kallaku, Limaj, Hasani, Xhixha, Patrik Robson. Tr:Orges Shehi.

Teuta

Qirko, Marku, Kuro, Kotobelli, Idrizaj, Beqja, Karabeci, E. Vila, Boçi, L. Vila, Hebaj. Tr: Bledi Shkëmbi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!