Shkëlqen Tirana, Xhixha “vjedh” topin e parë sezonal

Tirana “zhyt” Teutën, Xhixha trisi i parë sezonal, shkon në kuotën 5 gola.

Abissnet Superiore, Java 5:
Tirana – Teuta 4-0 (Xhixha 43′, 59′, 90+2′, Hasani 49′)

Tirana triumfon pastër në shtëpi përballë Teutës. Protagonist absolut Redon Xhixha me tregolëshin e shënuar dhe performancën gjatë sfidës së sotme. Por në këtë Tiranë të bukur të pjesës së dytë, gjen rrjetën dhe Hasani.

Një pjesë e parë pa shumë ritëm nga dy skuadrat ku diferencën e bën goli i Redon Xhixhës në minutën e 43′-të. Pas një kundërsulmi të bardhebluve, Xhixha gjuan nga jashtë zone drejt e në kuadratin e Pano Qirkos.

Me nisjen e së dytës, Tirana duket më e motivuar për të sulmuar dhe pas 4 minutash lojë Hasani dyfishon shifrat për kryeqytetasit.

Sakaq, Teuta jo vetëm që nuk jep shenja reagimi, por pëson dhe të tretin sërish nga Xhixha dhe sërish nga distanca. Sulmuesi 24-vjeçar përmbyll serinë e golave me penalltinë e realizuar saktë në shtesën e një ndeshje që mund të quhet e gjitha e tija.

Tjetër humbje turpëruese për durrsakët që mbeten në vend të parafundit me 3 pikë të grumbulluara në gjysmë të fazës së parë. Ndërkaq, Tirana kthehet te fitorja dhe i bashkohet Erzenit të vendit të dytë në renditjen provizore./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!