Tirana- Teuta hap javën, skuadrat në kërkim të pikëve…

Tirana- Teuta do të hapë sot në 16:00 takimet e javës së 5-të ‘Abissnet Superiore’. Do të luhet në “Selman Stërmasi” me bardheblutë që pritet të vijnë në këtë takim me mungesën e Najdovskit, Huseinit por dhe mesfushorit Qefalija ende në rekuperim.

Situata te kampionët në fuqi, ende e turbullt pasi në 4 javë kanë vetëm një fitore, dy barazime dhe një humbje duke mbetur te kufiri i 5 pikëve. Aq më tepër kur pas ndeshjes së sotme kalendari i rezervon dy ndeshje mjaft të vështira si derbi me Partizanin dhe dueli me Laçin.

Në kahun tjetër Teuta e gjitha për tu eksploruar. Edicionet e fundit rivalizuese e madhe e Tiranës ndërsa sezonin e kaluar e sidomos këto javë të para të edicionit të 84-ët, nuk ka treguar potencielin e dëshiruar nga të gjithë.

Te ‘Djemtë e Detit’ rikthimi i një jave më parë i trajnerit Shkëmbi pritet të japë shpejt ndryshimet eventuale. Gjithësesi, sot ndaj Tiranës misioni më i rëndësishëm; Teuta të mos dalë pa pikë./Erga Kenga/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!