Siti përmbys në fund, Juve pa fuqi, Napoli e Real fitore …kualifikuese

Graham Poter debuton dobët, Broja merr minuta por Çelsi ngec në shtëpi me austriakët e Salsburg.

U mbyll mbrëmjen e sotme xhiroja e dytë e sfidave në grupet e Champions League. Juventus e Çelsi dështojnë sërish.

Juventus u mund me përmbysje 2-1 nga portugezët e Benfikës. Bardhezinjtë e Alegrit vijojnë të mos bindin me lojën dhe rezultatet e tyre, ashtu si dhe Çelsi i cili pas humbjes në Kroaci me Dinamon, merr vetëm një barazim ndaj Salsburgut. Ka minuta dhe për Armando Brojën që pavarësisht iniciativës, nuk po gjen dot golin me blutë e Londrës.

Napoli i Spaletit vijon serinë e rezultateve pozitive. Sot ndaj Rejnxhers merr fitoren e dytë në grupe duke hedhur një hap të madh për tu kualifikuar më tej. Nuk zhgënjen as PSG duke mposhtur me përmbysje Makabi Haifën. 3 gola për francezët nga 3 “muskutierët” e skuadrës, Mesi, Mbape dhe Nejmar.

Sakaq, në Grupin G, Haland ndëshkon ish-skuadrën e tij, Borusia Dortmund, teksa shënon golin e fitores për kampionët e Anglisë. Sfida tjetër e këtij grupi mes Kopenhagen dhe Seviljas u mbyll me rrjeta të paprekura.

Mbrëmjen e sotme triumfuan edhe Milan dhe Real Madrid. Kuqezinjtë mposhtën Dinamo Zagrebin me shifrat 3-1, ndërsa madrilenët siguruan fitoren gjatë 10 minutave të fundit ndaj Lajpcig.

Rezultatet:

Grupi A
Rejnxhers – Napoli 0-3

Grupi E
Milan – Dinamo Zagreb 3-1
Çelsi – Salsburg 1-1

Grupi F
Shahtjor Donjetsk – Selltik 1-1
Real Madrid – Lajpcig 2-0

Grupi G
Kopenhagen – Sevilja 0-0
Mançester Siti – Borusia Dortmund 2-1

Grupi H
Juventus – Benfika 1-2
Makabi Haifa – PSG 1-3 /Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!